TOP
Image Alt
Amazing Tour

Jugu

Shqipëria jugore është një vend që duhet eksploruar pasi rezervon shumë surpriza. Lumenjtë që rrjedhin mes mureve të ngushta dhe të thella të shkëmbinjve, natyra e egër, fshatrat dhe burimet e gurit. Ja vlen të gërmosh në thesaret e saj të fshehura.

1.Gadishulli i Karaburunit

Gadishulli i Karaburunit është kthyer një nga destinacionet më të kërkuara të bregdetit shqiptar, për faktin se është thuajse tërësisht i paprekur.

Gadishulli i Karaburunit është kthyer një nga destinacionet më të kërkuara të bregdetit shqiptar, për faktin se është thuajse tërësisht i paprekur.

Gadishulli është i vetmi park detar në Shqipëri, dhe plazhet që mund të vizitoni këtu janë të panumërta. Gadishulli shtrihet përballë gjirit të Vlorës, si një gisht që tregon peisazhin mbresëlënës të rrethuar nga uji. Gadishulli konsiderohet rezervat natyror dhe njihet për gjiret e vogla detare me bukuri e natyrë të egër.

2.Shpella e Haxhi Alisë

Studiuesit thonë së është shpella më e madhe detare e Shqipërisë me ndarje të shumta në brendësi. Brenda shpellës fle një liqen modest rrethuar nga parete shkëmbore të dekoruara nga stalaktitet. Jo më pak e famshme është shpella e Gramës që fshihet brenda krahëve të gjirit me të njëjtin emër. Ky xhep natyror përdorej nga anijet për tu mbrojtur nga stuhitë, mbishkrimet e shumta që datojnë kohë të ndryshme mendohet se janë gdhendur nga marinarët apo piratët që kalonin orët duke pritur qetësimin e detit.

3.Parku kombetar i butrintit

Zona rreth qytetit antik të Butrintit në jug të Shqipërisë nuk është vetëm strehë e një sërë speciesh globalisht të rrezikuara , por ka edhe një histori kulturore të pasur që justifikon njohjen e saj si sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Parku Kombëtar përfshin një diversitet natyror, gjysëm natyror dhe habitate artificiale si këneta me ujë të freskët, kallamishte, pyje dhe makje mesdhetare, fusha të mbjella, taraca me pemë frutore, po ashtu edhe ujëra bregdetar me brigje ranore dhe shkëmbore, toka të hapura etj. Këto habitate strehojnë një diversitet të madh kafshësh dhe bimësh, përfshirë këtu dhe ato me rëndësi kombëtare dhe globale, gjë që e bën Butrintin një nga zonat më të rëndësishme për biodiversitetin në Shqipëri.

4.Syri i Kalter

Eshte një destinacion popullor turistik me ujë të kaltër , gjelbërim të harlisur tropikal dhe shtëpi prej druri per ata te cilet deshirojne te pushojne atje. Eshtë një vend vërtet i bukur për tu vizituar dhe një vend i shkëlqyer  për të gjithë ata qe duan ta shijojnë !

5.Laguna e nartes

Laguna e Nartës me një sipërfaqe prej 42 km katror është një nga lagunat më të rëndësishme në vendin tonë.

Një atraksion turizmi jo vetëm për bukurinë natyrore që ofron, por edhe këta shpend që zbukurojnë lagunën e Nartës.

Flamingot, janë kthyer në banorë të përhershëm të lagunës së Nartës dhe sipas specialisteve këta zogj nuk po shtegtojnë më.

Përveç bukurisë së zonës apo kishës së “Shën Mërisë” dhe ishullit të Zvërnecit, flamingot me qëndrimin e tyre unik mbi një këmbë, janë një arsye më shumë për të vizituar këtë pjesë të bukur të Shqipërisë.

6.Saranda

Saranda është  qyteti  bregdetar më jugor i Shqipërise. E vendosur  në një shpat mali dhe njëkohësisht  e ndërthurur me ujin e pastër të detit Jon , Saranda të ofron pamje sa unike aq edhe të pakrahasueshme me ndonjë  vend tjetër.Vendi më i nxehtë jo vetëm në Shqipëri por edhe në Ballkan me rreth 270 ditë me diell, bën që numri i vizitorëve të jetë shumë i madh gjatë sezonit veror por jo vetëm.

 

You don't have permission to register