Kanionet në Shqipëri janë shumë të përhapura në të gjithë vendin.
Më të njohurit janë: Kanioni i Shoshanit në Valbonë, ai i Thethit, Kanioni i Osumit , i Devollit, i Vjosës dhe degëve të saj, Kanioni i Shkopetit, etj.
Pamje madhështore ka sidomos Kanioni i Gjipesë, i formuar në përroin me të njejtin emër në bregdetin e Jonit.
Kanionet janë lugina shumë të thella e të ngushta në trajtë grykash, me shpate të thikëta gati pingule, me fund që zakonisht zihet i tëri nga një shtrat lumi ose përroi.
Thellësitë e tyre mund të shkojnë nga disa dhjetëra në qindra metra.
Krijohen nga gërryerja në thellësi e lumenjve, zakonisht në viset e përbëra prej shkëmbinjsh të ngjeshur e të qëndrueshëm.
Për shkak të pamjes madhështore dhe kontrasteve të mëdha që krijojnë në natyrë, kanë vlera turistike.
1.Kanioni i Shoshanit ne Valbone
2.Kanioni i Osumit
3.Kanioni i Holtes
4.Kanioni i Shkopetes
5.Kanioni i Drinit te bardhe