TOP
Image Alt
Super Udhetim

Liqene

Shqipëria vlerësohet për bukuritë natyrore dhe larmishmërinë e relievit. Ndër elementët që e dallojnë atë është prania e ujit në formën e deteve, lumenjve dhe liqeneve. Pës sa i përeket këtyre të fundit, në Shqipëri numërohen mbi 240 liqene natyrore me përmasa të vogla. Ndërkohë, 3 më të mëdhenjtë, i Shkodrës, Ohrit dhe Prespës, janë edhe ndër më të rëndësishmit dhe të veçantët në pellgun e Ballkanit dhe në Evropë.

Liqeni i Shkodrës

Për të njohur tamam Shkodrën, duhet patjetër të njiheni dhe me Liqenin e saj, që ka qenë dëshmitar i transformimeve të qytetit përgjatë shekujve. Liqeni më i madh i Jugut të Evropës, dhe një nga bukuritë e shumta që Shkodra ofron për turistët. Liqeni që ndan kufijtë e Shqipërisë nga Mali i Zi, ka një sipërfaqe prej 368 km katrorë, prej të cilave 149 km katrorë i përkasin Shqipërisë.

 

Liqeni i Prespës

Vetëm 20 minuta larg nga Korça ndodhet Parku Kombëtar i Prespës, një nga parqet natyrorë më të mëdhenj e impresionues të Shqipërisë. Tek sa dy liqenet e mrekullueshëm të Prespës së Madhe dhe Prespës së Vogël, i bëjnë prej 5 milionë vitesh shoqëri njëri tjetrit, tashmë ka ardhur koha që dhe ju t’i vizitoni këto liqene. Të rrethuara nga pyje e livadhe shumëngjyrësh, e të pasuruara gjatë shekujve me plot monumente të rëndësishme, ka plot arsye se përse një udhëtim në këtë vend është propozimi më origjinal që mund t’i bëni dikujt të apasionuar pas natyrës.

Liqeni i Prespës, Korçë, foto nga IntoAlbania
Liqeni i Prespës.

Liqeni i Ohrit

Me një thellësi prej 285 m, Liqeni i Ohrit është më i thelli në Ballkan dhe lag në pjesën më të madhe të tij Maqedoninë (Ohër, Strugë), dhe Pogradecin në Shqipëri. “Liqeni i dritës” u shpall pasuri natyrore nga UNESCO në vitin 1980 dhe, që prej korrikut te vitit 2019, është pjesë e listës së UNESCO-s edhe pjesa shqiptare e liqenit. Plot 4 milionë vjet janë dashur që të krijohet një liqen i këtyre përmasave, dhe gjithçka filloi kur nisi të shembej toka në pjesën perëndimore të Alpeve Dinarike.

Liqeni i Pogradecit
Parku Natyror i Pogradecit, foto nga IntoAlbania

Liqenet e Lurës

Tashmë është e njohur shprehja e At Gjergj Fishtës: “kush nuk ka parë Lurën nuk njeh Shqipërinë”. Shtrirë në Malësinë e Lurës, janë plot 12 liqene që zbukurojnë të gjithë këtë Park Kombëtar, ku ndër më të mëdhenjtë e më mbresëlënësit përmenden Liqeni i Madh, Liqeni i Zi, Liqeni i Luleve, Liqeni i Rrasave, Liqeni i Hotit etj.

Lura National Park, Dibra, North Albania
Parku Kombëtar i Lurës, Dibër. Foto nga Fation Plaku

Liqenet e Belshit

Vetëm 33 minuta larg Elbasanit, mund të shijoni natyrën piktoreske të territorit të Belshit. Në këtë vend mund të gjeni rreth 85 liqene karstike ku më kryesorët janë liqeni i Belshit, Seferanit, Merhojes, Cestijes, Degës etj. Ajo që e bënë këtë natyrë edhe më të bukur janë zambakët e bardhë dhe të verdhë.

 

Liqeni i Shkopetit

Sapo sheh së largu Grykën e Shkopetit, kupton se vendi që po viziton nuk i ngjason aspak destinacioneve të tjera natyrore të Shqipërisë. Kjo grykë tërthore e formuar nga aktiviteti eroziv i lumit të Matit, i ngjason një porte të madhe shkëmbore që duket sikur po hapet për të mirëpritur këdo që ka vendosur të vizitojë liqenin e Shkopetit.

Liqeni i Shkopetit. Foto nga IntoAlbania.

 

Liqeni i Zi

Me këtë liqen të fshehur akullnajor, qyteti pak i njohur i Gramshit rezervon një nga vendet më tërheqëse për natyrën dhe kurimin e shëndetit. Në lartësinë 1750 metra mbi nivelin e detit dhe rrethuar nga peizazhe malore, Liqeni i Zi është një nga vendet natyrore më të vizituara. Joshja e këtij liqeni i dedikohet dhe faktit që ujërat kanë veti kurative.

Liqeni i Zi, burimi: wikiloc.com

 

Liqeni i Viroit

Si një pikturë e mrekullueshme e MonesëLiqeni i Viroit me liqenin e kulluar dhe bimësinë e dendur që jeton nën të, ofron peizazhe fantastike natyrore që ndodhen vetëm 3 kilometra larg Gjirokastrës. Përmes një shëtitoreje që lidh qytetin me Parkun, të shumtë janë ata që zgjedhin të ‘humbasin’ në qetësinë dhe paqen që të ofron ky vend.

Liqeni i Viroit
Liqeni i Viroit, Gjirokastër, foto nga IntoAlbania

 

Fierza dhe Komani

Kanionet e thella, malet e thyera  mbi liqen dhe lumenjtë e egër, do t’ju lënë pa frymë, nën shkëlqimin e liqenit. Udhëtimi prej tre orësh me anije që lidh Komanin me Fierzën përgjatë liqenit përmes peizazhit të jashtëzakonshëm malor është një nga eksperiencat më fantastike në Shqipëri. Kaloni pak kohë duke u relaksuar në lumin e Shalës, një lumë i bukur dhe i egër ende i paeksploruar, që ju mundëson të bëni disa foto spektakolare.

Liqeni i Fierzës. Burimi Web Library.
Koman Lake, photo courtesy of Matthew Storer.

 

Liqeni Artificial i Tiranës

Ndërtuar me aksion popullor në gjysmën e dytë të shekullit të shkuar, Parku i Liqenit Artfificial të Tiranës është sot vendi në natyrë, më i frekuentuar nga kryeytetasit. Shëtitje, lojëra në këndin e fëmijëve, hapësirë për të lexuar, një shfaqje artistësh të rinj në Teatrin e Hapur, lojërat për të rritur në fushat shumësportëshe, dhe shumë mundësi të tjera për t;u kënaqur gjenden pikërisht këtu.

Parku i Liqenit
Liqeni artificial i Tiranës. Foto nga IntoAlbania
You don't have permission to register