TOP
Image Alt
Amazing Tour

Lumenj

Lumi Drin
Lumi Drin është lumi më i gjatë i trojeve shqiptare. Ai derdhet në Detin Adriatik, afër Lezhës dhe ne lumin e Bunës, degë qe u formua pas një përmbytjeje në shekullin e 19. Drini formohet afër qytetit të Kukësit me bashkimin e dy degëve kryesore të tij: Drinit të Bardhë që buron afër Pejës, Kosovë dhe Drinit të Zi që buron në Shën Naumi, Maqedoni. Drini ka prurje ujore prej 340 m³/sek [1], i dyti për nga kapaciteti pas Bunës. Për shkak të liqejve artificial të krijuar, si ai i Fierzës, Komanit, e Vaut të Dejës, një pjesë e Drinit është bërë i lundrueshëm. Megjithatë, përmbytjet në zonen e Lezhës janë të përvjetshme edhe sot e kësaj dite
Drini i Bardhë
 
Lum që përshkon pjesën perëndimore të Kosoves, respektivisht Rrafshin e Dukagjinit. Drini buron nga një gurrë në Bjeshkën e Rusolisë, sipër fshati Katundi i Ri në vendin e ashtuquajtur Radavci (afer qytezes Burimi)ku krijon edhe një ujëvarë të bukur, para se të zbresi në rrafshira dhe bashkohet afër qytetit të Kukësit me Drinin e Zi për të formuar Drinin që në antikitetë njihet më emrin Drillon. Në territorin e Kosovës, Drini gjarpëron për 122 km në drejtimin veri-jug. Ai mbledhë me vete edhe ujërat e Lumbardhit të Pejës, Erenikut, e Lumbardhit të Prizrenit. Me një madhësi prej 4,646 km², bazeni i Drinit është më i madhi nga katër bazenet ujëmbledhëse të Kosovës.
Drini i Zi
 
Drini Zi: burimi nga Liqeni i OhritDrini i Zi buron nga burimi i Shën Naumit dhe rrjedha e tij kalon mes përmes Liqenit të Ohrit deri në qytetin e Strugës të cilin lumi e ndanë në dy pjesë. Urat e shumta që lidhin dy brigjet e Drinit të Zi i japin Strugës epitetin “Qyteti i Urave”. Lumi rrjedh në veri në drejtim të qytetit të Dibrës në një zonë malore, ku pastaj e shënon një pjesë të kufirit Maqedoni – Shqipëri, për të kaluar pastaj në territorin e Shqipërisë. Në pjesën e Maqedonisë rrjedha e lumit është e ndërprerë nga dy liqene artificiale, të cilat shërbejnë për përfitimin e rrymës elektrike.
Pranë qytetit të Kukësit Drini i Zi bashkohet me Drinin e Bardhë duke formuar lumin e bashkuar Drini që ka derdhje në Detin Adriatik. Në ujërat e Drinit të Zi rriten një numër i madh peshqish si krapi, trofta, ngjala etj.
Lumi Buna
 
Lumi i vetëm i lundrueshëm në Shqipëri. Buron nga Liqeni i Shkodrës dhe pasi bashkohet me lumin Drin derdhet në detin Adriatik pak kilometra në veri të Velipojës. Është lumë fushorë i gjatë 44 kilometra dhe në grykëderdhje ka formuar një deltë te gjerë. Prurja mesatare vjetore e Bunës arrin 670m kub/sek, kjo e bënë këtë lumë të jetë ndër lumenjët me prurjen më të madhe në Mesdheun verior.
Lumi Mat
 
Lumi Mati buron në malin e Kaptinës (Shqipëri) dhe duke përshkruar një lugin me zgjerime e gryka mbi të cilat gjenden Hidrocentralet (Hidrocentrali i Ulzes dhe Hidrocentrali i Shkopetit) derdhet në Detin Adriatik. gjatësia e këtij lumi është 115km ndërsa prurja e ujit arrin vlerën mesatare vjetore prej 103m kub/sek.
 
Lumi Shkumbin
 
Lumi Shkumbin buron në malin e Valamares (Shqipëri) dhe duke rrjedh nëpër një lugin të ngusht e reliev të thyer derdhet në Detin Adriatik. Gjatësia e këtij lumi është 181km ndërsa prurja e ujit arrin vlerën mesatare vjetore prej 61m kub/sek. Shkumbini është një ndër lumenjtë më të rëndësishëm për ekonominë shqiptare dhe që ndanë pothuajse në dy pjesë të barabarta Shqipërinë.
Lumi Valbona
 
Lumi Valbona është për një gjatësi rreth 50 km. një nga lumenjtë më të rrëmbyeshëm në Alpet e Shqipërisë veriore. Lumi buron nga malet e rrethit të Malësisë së Madhe afër fshatit Rragam dhe kalon pas rreth dy kilometrash kufirin ndarës me rrethin e Tropojës. Pas disa kilometrash diku para qytetit Bajram Curri, ai kthen për nga fshati i Gashit dhe pas Bajram Currit vërshon djathtas drejt fshatit Llukaj, për tu derdhur më në fund në Liqenin e Komanit.
You don't have permission to register