TOP
Image Alt
Amazing Tour

Plazh

Plazhet ne Shqiperi ku do theksonim Jalen, është një nga plazhet më të bukur të të gjithë bregdetit jonian, i strukur thellë, mes kodrinave me ullinj e me shtëpitë e bukura të Vunoit mbi kokë, gjelbërimit të përhershëm të shkurreve, i rrethuar me shkëmbinj të lartë, që krijojnë gjire të vegjël e të mahnitshëm, tepër joshës për të rinjtë dhe adhuruesit e vetmisë dyshe.Ngjyrat e papërsëritshme të ujit, që thyejnë kontraste smeraldi, bluje të thellë, portokallije të ndezur në perëndim, janë një spektakël i vërtetë, para të cilit edhe vetullngrysuri më i pandjeshëm do të dorëzohej.Plazhi ndodhet rreth pesë kilometra larg nga rruga kombëtare Vlorë – Sarandë , në dalje të fshatit Vuno.Me të kaluar kanionin e Gjipesë ju do të hasni bokërrimat e Vunoit, monument natyror, të krijuara nga gërryerja e shtresave të tokës nga ujrat sipërfaqësore të cilat kanë krijuar kanale gjigante, buzët e të cilëve ngrihen pothuajse pingul për t’u bashkuar me majat e mbuluara me shkurre të dendura. Ky është treguesi i parë që tregon se jeni afruar në Jal.Plazhi i Jalit, është një nga atraksionet kryesore të të gjithë krahinës, falë peisazhit mahnitës, plazheve të pastra me rërë të bardhë dhe ujrave të kristalta. Famën dhe emrin Jali e krijoi që kur u zgjodh nga elita ushtarake gjatë viteve 70-të, për t’u ndërtuar qendra e pushimeve për ushtarakët, e cila vazhdon të funksionojë edhe sot si e tillë.Bukuria e gjirit do t’ju bëjë për vete që lart në kodër, vend i cili i bën të gjithë të ndalojnë për të shkrepur foto. Kjo është edhe arsyeja se pse në internet fotot më popullore të Jalit, janë pikërisht ato të gjirit nga maja e kodrës

Plazhi i Dhërmiut

Dhërmiu është i njohur për jetën e natës gjatë verës dhe shtëpitë tradicionale prej guri. Në vitet e fundit, gjithnjë e më shumë turistë skandinavë kanë ardhur deri këtu dhe është një vend sa i bukur edhe i kursyer nga turmat e turistëve në raport me destinacione të tjera në Shqipëri.

Borsh

I konsideruar si një prej plazheve më të gjatë në Detin Jonë, Borshi është i famshëm për ujërat e kaltër dhe pastërtinë e plazheve.

Plazhi është shtatë kilometra i gjatë dhe ende është i paprekur nga turizmi masiv.

Plazhi Paqyrta

Një xhevahir i fshehur në pjesën më të madhe të vitit, ky plazh në muajin gusht shndërrohet në një nga vendet më të populluara. Plazhi Pasqyrat është shumë i njohur në zonë dhe ndodhet në veri të Ksamilit.

 

Ksamil

Në fakt në Ksamil ka disa plazhe, pra nuk do jetë një problem për të gjetur një vend të mirë këtu.

Megjithatë, Ksamili është vërtetë një parajsë në Europë, për pasojë në korrik dhe gusht është i mbushur plot me njerëz njësoj si destinacionet popullore në rajonin e Mesdheut.

Koha më e mirë për të vizituar këtë zonë është në maj ose fillim të qershorit, por mund të shkoni edhe pasi kalon vera në shtator

Durrës

Durrësi është një prej destinacioneve më popullore në vend dhe një prej plazheve më të zhvilluara në Shqipëri.

Durrësi është vetëm 40 minuta me makinë larg kryeqytetit të Shqipërisë, pra përveç turizmit ndërkombëtar, ai është gjithashtu popullor edhe për shqiptarët gjatë verës. Këtu do të gjeni gjithçka ju duhet për të kaluar pushime të këndëshme në buzë të detit.

Rana e Hedhun

Një prej plazheve më unike në Shqipëri, tek Rana e Hedhun ndodhen disa duan rëre gjigante që ndodhen në anë të malit.

Ky plazh ndodhet pranë Shëngjinit dhe është rreth një orë e gjysmë larg Tiranës me makinë. Falë një rruge relativisht të re, Rana e Hedhun është lehtësisht e aksesueshme.

Plazhi Mango

Një plazh popullor në Sarandë që ka të gjitha karakteristikat që ju duhen për të kaluar pushime të shkëlqyera. Saranda është gjithashtu një vend fantastik nga ku të eksplorosh Jugun e Shqipërisë dhe aty ka qindra hotele dhe restorante të fashave të ndryshme të çmimeve.

Plazhi Pulëbardha

Një plazh i vogël dhe i bukur mes Sarabës dhe Ksamilit. Ai ndodhet në veri të Ksamilit.

Gjiri i Gramës

Një prej vendeve më të bukura për të vizituar në Shqipëri, Gjiri i Gramës është një vend i mrekullueshëm për të kaluar ditën buzë detit dhe është pranë Vlorës.

Aty preferohet të shkohet me varkë, megjithatë, alpinistët mund të shijojnë një ecje shtatë orë të gjatë. Lejohet edhe kampingu, por sigurohuni të merrni me vete ujë, ushqime dhe produkte të nevojshme të tjera sepse Gjiri i Gramës është i izoluar dhe nuk ka shërbime.

Plazhi i Gjipesë

Një prej xhevahireve të fshehura të Shqipërisë dhe me siguri një plazh përallor. Vizitorët mund të shkojnë atje me varkë ose makinë, megjithatë, atyre që përdorin automjete do ju duhet të ecin një pjesë të rrugës deri sa të dalin në plazh.

Plazhi është i rrethuar nga shkëmbin të lartë, që të japin ndjesinë se ndodhesh në një ishull të shkretë dhe jo në një plazh normal.

Uji në Plazhin e Gjipesë është kristal i pastër dhe ka ngjyra të kaltra të mrekullueshme. Aventurierët mund të gjejnë gjithashtu disa plazhe të vogla përgjatë vijës bregdetare si dhe shpella.

You don't have permission to register