TOP
Image Alt
Amazing Tour

Ski

Çdo vit në Shqipëri pushimet dimerore po marrin përmasa të mëdha, nga politikanët dhe deri te njerëzit e thjeshtë. Turizmi malor duket se është shndërruar  në një nga tendencat më të pëlqyera të shqiptarëve. Tashmë dëshira për të kaluar pushime nuk mbetet vetëm në sezonin veror. Dimri është një mundësi po aq bindëse për të kaluar bukur dhe ndryshe përmes udhëtimesh apo sporteve dimërore. Cilat janë disa nga destinacionet perfekte për të provuar një aventurë të tillë, çmimet dhe alternativat që ato ofrojnë.

1.Voskopoja

Natyra e qetë dhe e bardhë është arsyeja kryesore që tërheq qindra shqiptarë për të kaluar pushimet e fundvitit në Voskopojë. Për disa vit rresht vendi juglindor vazhdon të mbetet preferenca e shumë prej familjeve shqiptare të cilat zgjedhin të ftohtin dhe aventurat në borë për të kaluar festa ndryshe nga ato të zakonshmet.

2.Razma

Ka nje klime tipike  malore, ajer shumë të pastër e me vlera kurative. Kullotat alpine, pyjet e ahut dhe të pishave jane karakteristike për zonën. Gjithashtu edhe shtëpitë karakteristike alpine  të banorëve të zonës që presin vizitorë. Mishi i pjekur dhe gatimet e brumit janë ushqimi tradicional i zonës.

3.Parku Kombëtar i Thethit

Gjendet në Alpet shqiptare, pranë Bjeshkëve të Namuna, 70 km nga Shkodra, ka një siperfaqe rreth 2.630 hektarë. Një monument natyror vërtete interesant është ujëvara e Grunasit. Ujerat e saj zbresin nga një lartësi prej 30 metër. Ndodhet rreth 70 km larg Shkodres, ne zemren e Alpeve shqiptare. Thethi ka pamjen e një pellgu 800 metra mbi nivelin e detit.

Ne Theth mund te organizohen aktivitete te shumta ne natyre, si: ngjitjet malore, speleologjia (turizmi i shpellave), kajaket ne perroin e Thethit, peshkimi sportiv malor, sportet dimerore ne shpatet natyrore me debore, biçikleta malore, etj.

4.Parku Kombëtar i Malit të Dajtit

Gjendet në pjesën lindore të kryeqytetit dhe mbulon një siperfaqe prej 3.300 hektarë. Fauna këtu është e një shumëllojshmërie të madhe dhe e një interesi të madh. Parku është një zonë ku rriten disa gjitare të mëdhenj, si derri i egër, ujku, dhelpra, ariu, macja e egër etj. Mali i Dajtit, me atë kurrizin karakteristik në formën e një deveje, është quajtur me plot meritë “ballkoni i Tiranës”, për pamjen e bukur që të fal në çdo stinë të vitit, ku mund të shihet edhe vija e horizontit të detit të Durrësit, sidomos në ditët e kthjellëta e të lara të pranverës. Ka disa vite që në Malin e Dajtit ju ofrohet një shërbim mjaft komod dhe i këndshëm, ai i transportit me teleferik, nga rrëza e Dajtit e deri në majë të tij.

5.Bogë, Kosovë

Në mes të maleve te Rugovës, në 1,400 metra lartësi mbidetare, fshati i Bogës është një prej vendeve më të bukura në Kosovë për të shijuar borën. Boga të jep një ndjenjë më miqësore dhe pothuajse të gjitha objektet e kësaj qendre janë të vendosura në një vend të përbashkët.  Ajo gjithashtu ofron një shtrirje afër teleferikëve të cilët gjenden afër shtëpive të bukura prej druri, për të kaluar një fundjavë të këndshme me miq tuaj.  Në fshat ndodhet një pistë skish, ku gjithsecili mund t’ia kalojë  një fundjavë të bukur.  Kjo fushë është e zbrazur gjatë natës, prandaj mund të shijoni pamjet piktoreske të sipërfaqeve të sheshta, nëse kjo ju tërheq juve.

6.Vermoshi

 

Përbën skajin më verior të Republikës së Shqipërisë. Ai gjendet në një distancë prej 95 kilometrash nga qyteti i Shkodrës dhe është pjesë e komunës sëKelmendit. Nga Shkodra deri në  Vermosh udhëtimi zgjat 5 orë. Fshati i Vermoshit është i ngritur mbi një fushë malore të krijuar nga lumi i Limit. Ai është një luginë me origjinë akullnajore, e vendosur në lartësinë 1 100 metra mbi nivelin e detit. Në të dyja anet e luginës ngrihen shpate malesh me pjerrësi të konsiderueshme dhe të veshura me pyje dhe kullota. Bimesia drunore përbëhet kryesisht nga ahu dhe haloret. Vermoshi shquhet për panoramen e tij, si dhe për reshjet e dëbores që zgjasin afro 100 ditë në vit.

7.Fshati turistik i Dardhës

Një fshat i largët që në një ditë normale nuk ka më shumë se 40 banorë, por në ditët festash fshati tejmbushet nga vizitorët. Shumë njerëz të njohur, por edhe të thjeshtë e shohin Dardhën si vendin ideal për të pushuar disa ditë. Në këtë periudhë fshati i largët tejmbushet nga dëbora e cila i kthen kodrat dhe malet në në ngjyrë të bardhë të theksuar. Dardha është një fshat malor midis maleve e pyjeve, një bukuri e rrallë natyrore. Dardha ofron një klimë shumë të shëndetshme e ajër të pastër. Sportet dimërore, sidomos skitë, tërheqin turistë të apasionuar pas tyre.

 

 

 

You don't have permission to register