TOP
Image Alt
Amazing Tour

Veriu

Shkoder

Shirokë – Velipojë – Franc Josef – Lezhë – Shëngjin – Kune Vain

Ky tur ju njeh me zonën veriperëndimore të Shqipërisë, ku qyteti kryesor është Shkodra, i njohur si “kryeqëndra e veriut”. Shkodra është një prej qyteteve më të vjetra të Shqipërisë. Një nga pikat kryesore të qytetit është kalaja e Rozafës, e cila ngrihet mbi një kodër shkëmbore në perëndim të qytetit, e rrethuar nga ujërat e tre lumenjve: Drinit, Bunës dhe Kirit. Këtu mund të vizitoni Muzeun Historik, Fototekën Marubi si dhe lagjet me arkitekturë veneciane të Gjuhadolit dhe Serreqit. Pranë qytetit shtrihet liqeni i Shkodrës, (liqeni më i madh i gadishullit ballkanik), me pikat e Shirokës dhe Zogajt. Shkodra mund të shërbejë si bazë për të vizituar objekte të tilla natyrore si ishullin e Franc Jozefit në grykëderdhjen e Bunës si dhe plazhin ranor të Velipojës. Disa kilometra në jug të Shkodrës ndodhet qyteti i Lezhës.

Objektet kryesore për t’u vizituar në qytetin e Lezhës janë: Memoriali i vendvarrimit të Skënderbeut, i cili në vitin 1468 u varros në katedralen e Shën Kollit.Mbi qytet ndodhet kalaja. Bregdeti i Lezhës ofron për ju plazhin ranor të Shëngjinit si dhe ekosistemin e rëndësishëm natyror të lagunave të Kune-Vainit në grykëderdhjen e Drinit. Një ekosistem tjetër interesant është edhe laguna e Patokut dhe grykëderdhja e Matit

Valbonë
Shoshan – Dragobi – Selimaj – Rragam
Lugina e Valbonës shtrihet në pjesën lindore të Alpeve Shqiptare. Ajo është një prej zonave natyrore më të bukura të Shqipërisë, e shpallur park kombëtar dhe zë një sipërfaqe prej 8,000 hektarësh. Valbona gjendet 25 km larg nga qyteti i Bajram Currit me një rrugë që të mundëson një udhëtim komod dhe është qëndra kryesore e banuar e luginës. Duke eksploruar këtë luginë do të shikoni kanionin e Shoshanit si dhe fshtrat alpinë të Dragobisë, Selimajt dhe Rragamit.Këtu do të prezantoheni dhe me Alpet Shqiptare nën këmbët e të cilëve ze fill dhe burimi I lumit.Legjenda e këtyre maleve është nga më të bukurat,më mistiket dhe më të vjetrat në Ballkan.Legjenda e Mujit dhe Halilit është më e përhapura dhe gurët e Judbinës që gjenden në fshatin Marinë dhe Gradicë.

Në qoftë se do të kaloni një natë në këto anë, akomodimi do të bëhet në shtëpitë e banorëve apo”bujtinat” e ngritura posaçërishtë për vizitorë, struktura të tipit alpin,dhe gatimi tradicional i zonës ku dominon mishi I pjekur. Kjo zonë të ofron mundësi të shumta për ngjitje malore, peshkim sportiv në lumin e Valbonës etj.

Razëm
Bogë – Theth – Vermosh
Ky tur, ju jep mundësinë të shijoni një pjesë të papërsëritshme të Alpeve Shqiptare, duke depërtuar deri në zemër të tyre, në Gropën e Thethit. Nga fshati Dedaj, rruga kthen për në Razëm (pikë klimaterike) ose vazhdon drejt pikës tjetër të Bogës, e cila gjendet mes Alpeve dhe është përshkruar nga udhëtarja e famshme angleze Edith Durham në librin e saj “Shqipëria, brenga e Ballkanit”.

Pas Bogës, kalohet Qafa e Tërthores dhe mbërrin në pikën turistike të kësaj zone, Thethi, që gjendet rreth 70 km larg Shkodrës. Një veçori e kësaj zone janë shpellat e shumta karstike, ujëvara e Grunasit në Theth si dhe mund të ushtroni aktivitete të shumta në natyrë. Vermoshi gjendet në skajin më verior të Republikës së Shqipërisë, dhe ofron gjithashtu një gamë të gjerë aktivitetesh alpinistike.

You don't have permission to register